Në Samitin e Ohrit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj kritikëve të Shengenit Ballkanit. Rama foli për mungesën e Kosovës në këtë samit, për të cilën tha se është vetëpërjashtuar nga ky proces.
Por veç Albin Kurtit, që këtë nismë e shikon me shumë kritika, edhe Vjosa Osmani nga LDK ka dalë kundër.
Në emisionin Opinion, ajo deklaroi se “Shengeni Ballkanik” do të dështojë dhe sipas saj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më parë duhet të kishte folur me Kosovën.
“Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar dhe në ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pajtimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka thënë Osmani.
Ajo ka treguar edhe problemet që sjell për Kosovën, “Shengeni Ballkanik”.
“Ka të shumta dhe në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit të cilën e përmenda më herët. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”, tha Osmani.
Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo do të funksionojë me ato shtet që duan të funksionojnë dhe do të ruhet dhe reciprociteti që kanë probleme mes tyre si mes Serbisë dhe Bosnjës, Serbisë dhe Kosovës , por do të krijohet një hapësirë e përbashkët për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave se ngjashme me BE.
Lidhur me këtë kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani ka theksuar se: “Ne për ato që jemi pajtuar e kemi vënë nën shkrimin tonë si Kosovës në procesin e Berlinit që njihet se REA. Prandaj, nuk shohim asnjë arsye për duplifikim për të diçka që tashmë janë marrë vesh të 6 shtetet. Jo të ketë marrëveshje me iniciativën e vetëm tre shteteve, pa u konsultuar me shtetet e tjera. Nga ajo që ne kemi dëgjuar ju dhe akoma nuk e keni asnjë dokument i cili do të detajonte se çka përfshin kjo nismë”.
E pyetur se çfarë mendon për përfshirjen e kryeministrit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë proces, Osmani tha se kjo po bëhet për shkak të dëmtimit të shtetit të Kosovës.
“Unë besoj se përfshihen për shkak të një iniciative që do ta dëmtonte shtetin e Kosovës. Nuk mendoj se është ndërmarrje e kryeministrit Rama. Mendoj se është ndërmarrje e Presidentit Vuçiq dhe mendoj se ka qenë gabim për faktin se kam lexuar disa nga arsyet që i ka dhënë kryeministri Rama. Unë mendoj se duhet të ulemi si dy shtete dhe t’ia shpjegojmë më qartë kryeministrit të Shqipërisë se pse mendojmë se nuk është në interesin e Kosovës një nismë e tillë”, tha Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame