Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se masat që BE-ja ia pati vënë Kosovës po përdoren si kushtëzim për krijimin e Asociacionit.
Osmani gjatë konferencës pas takimit me presidentin bullgar, tha se Kosova nuk e ka pushtuar askënd dhe masat duhet të hiqen.
“Masat do duhej të hiqeshin moti. Në fakt s’do duhej të vendoseshin kurrë sepse përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar mes Qeverisë dhe partnerëve të BE-së sa i përket 26 majit, Kosova ka vepruar brenda territorit të saj. Nuk e ka pushtuar askënd që të meritonte masa të tilla jo proporcionale”, ka thënë Osmani.
Ajo tha se krejt çka është kërkuar nga Kosova për deeskalim janë realizuar dhe masat veç se është dashur të hiqeshin, pasi siç tha ajo po ndikojnë tek qytetarët e Kosovës.
Presidentja po ashtu theksoi se ka tendencë që masat të keqpërdoren si mënyrë për ta kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga ajo për të cilën ishin vendosur në fillim.
“Një qasje të tillë e kam kundërshtuar edhe në samitin BE-Ballkan Perëndimor më 13 dhjetor sepse në fakt kjo logjika sikur kur përdoreshin liberalizimi i vizave për të kushtëzuar Kosovën për çështje dialogu do të ketë vetëm efekt negativ. Nëse dikush mendon që kushtëzohet heqja e masave me ndonjë veprim të Kosovës në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve vetëm sa do të ketë efekt negativ. Masat duhet të hiqen pasi Kosova i ka plotësuar kërkesat e saj ”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë