LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Inovacioni në kohë pandemie, dëshmi e shpirtit kreativ të rinisë kosovare

Osmani: Inovacioni në kohë pandemie, dëshmi e shpirtit kreativ të rinisë kosovare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Ajo ka përgëzuar ICK-në për mbështetjen e të rinjve në zhvillimin e projekteve dhe shërbimeve inovative, teksa ka parë nga afër disa prej projekteve të realizuara të cilat kanë për qëllim të adresojnë disa prej sfidave të paraqitura gjatë pandemisë.

“ICK është dëshmi e vizionit inovativ që ka rinia jonë. Është mirë që më këto projekte po shihet shpirti human dhe jo vetëm ai i ndëmarrësisë së të rinjve tanë”, ka thënë kryetarja Osmani, teksa ka parë nga afër modelin dhe mënyrën e funksionimit të respiratorit të ideuar nga “Formon” dhe të prodhuar në njërin nga laboratorët e ICK-së.


Gjithashtu, ndërmarrësit e rinj në ICK kanë prezantuar para kryetares Osmani disa projekte, ndër të cilat edhe platformën “Dhuro”, e cila i grumbullon kërkesat për ndihmë dhe donacionet në një vend gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Osmani ka thënë se një projekt i tillë është i mirëseardhur dhe se i njëjti është mirë të jetë në funksion edhe pas përfundimit të periudhës së pandemisë. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Kalo në kategori