LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Hasani: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapin kapitujt dhe kjo nuk duhet të zvarritet

Osmani-Hasani: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapin kapitujt dhe kjo nuk duhet të zvarritet

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, i cili është në vizitën e parë zyrtare në vend pas marrjes së detyrës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në fokus të takimit, njoftojnë nga MPJ e RMV-së, ishin marrëdhëniet bilaterale, situata aktuale politike në rajon, aleanca në NATO, si dhe perspektivat evropiane të të dy vendeve, të cilave iu referuan me theks të veçantë.

“Të dy vendet tashmë një vit në mënyrë aktive zhvilluan negociata me të cilat kanë përfunduar me sukses procesin e skriningut, duke marrë nota të mira, madje të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapen nënkapitujt dhe kapitujt, andaj ky proces nuk duhet të zgjatet, përkundrazi të dy vendet duhet t’i vazhdojnë negociatat dhe ta përshpejtojnë integrimin e tyre edhe para anëtarësimit të plotë”, theksoi Osmani, duke veçuar harmonizimin e plotë ose 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Unionit, implementimin e lartë të legjislacionit evropian, si dhe faktin se të dy vendet tashmë janë aleatë në NATO, së bashku me numrin më të madh të vendeve evropiane.


Nga MPJ shtojnë se në në takim u hapën temat edhe për bashkëpunimin rajonal, iniciativat e shumta rajonale dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare në përgjithësi. U potencua se gjatë vitit që lamë pas të dy vendet kishin rol të rëndësishëm multilateral: Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së, ndërsa Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori