LAJMI I FUNDIT:

Osmani: E themi para gjithë botës, nuk do të ketë qetësi me Serbinë derisa plagët në zemrat e nënave tona janë të hapura

Osmani: E themi para gjithë botës, nuk do të ketë qetësi me Serbinë derisa plagët në zemrat e nënave tona janë të hapura

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se përpjekjet për normalizim raportesh me Serbinë nuk mund të japin asnjë rezultat derisa plagët në zemrat e nënave janë të hapura.

“20 vjet pritje, sot e çdo ditë, e themi para gjithë botës se nuk do të ketë qetësi dhe se përpjekjet për normalizim raportesh me Serbinë nuk mund të japin asnjë rezultat, derisa plagët në zemrat e nënave tona të jenë të hapura; nuk mund të ketë paqe të vërtetë ndërmjet nesh, pa paqe shpirtërore tek secila familje në Kosovë, që edhe 20 vjet pas luftës ka familjarë të zhdukur”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Telegrafi.


Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë është shënuar edhe me një protestë paqësore e organizuar nga shoqata “Ngritja e Zërit”, dhe po ashtu është promovuar një libër me rrëfime të familjarëve të të zhdukurve ”Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur në Kosovë kërkon edhe 1653 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori