LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Kurti bëjnë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Osmani e Kurti bëjnë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Në 24 vjetorin e rënies së tij, Osmani tha se Pajaziti ishte figurë që organizoi celulat e para të Republikës së Kosovës, të UÇK-së ndaj okupatorit serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve.

“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë as largpamësinë e tij, as vizionin e tij, e mbi të gjitha trimërinë dhe qëndrueshmërinë e tij para një shteti të tërë, i cili kishte për qëllim që shqiptarët t’i zhdukte nga faqja e dheut”, ka thënë ai.


E kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Zahir Pajaziti bashkë me luftëtarët e tjerë ishin të vendosur dhe njerëz të aksionit.

“Zahir Pajaziti ishte bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë në një pritë para 24 vjetëve, atëherë kur po e organizonin luftën çlirimtare që do të ngjajë më pas. Dhe ata ishin njerëz të qetë, të vendosur, të mprehtë, njerëz të aksionit. Pra, kushtrimi çlirimtar i luftëtarëve të pa epur, është i sublimuar pikërisht, këta tre heronj e në veçanti te Zahir Pajaziti”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori