LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi

​Osmani: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se procesi i dialogut në Bruksel duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo gjatë një takimi me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ripërsëritur qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit.

Për më tepër, Osmani theksoi çështjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si prioritet në këtë proces.


“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme,” tha Osmani.

Palmer dhe Lajçak, nga ana e tyre, ritheksuan edhe një herë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të përqendruara maksimalisht në menaxhimin e pandemisë, zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si prioritete themelore të institucioneve të vendit.

Ajo falënderoi SHBA dhe BE-në për përkrahjen që u kanë dhënë qytetarëve të Kosovës në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për donacionin e vaksinave, dhe shprehu shpresën se edhe SHBA do të ndajë një numër të vaksinave për qytetarët tanë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Kronika e Zezë
Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Lajme
“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

Siguri
Kalo në kategori