LAJMI I FUNDIT:

​Osmani dhe e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, bisedojnë për sigurinë dhe hapat drejt formimit të qeverisë

​Osmani dhe e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, bisedojnë për sigurinë dhe hapat drejt formimit të qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda u fokusua në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, emisarit special evropian për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesve ushtarakë të SHBA-ve, si dhe vizitën e presidentit të Letonisë.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.


Osmani dhe Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

Lajme
Turqia e vendosur të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë

Turqia e vendosur të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë

Lajme
Dyshohet për dhunim, një grua aborton në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë

Dyshohet për dhunim, një grua aborton në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Një grua goditi veturën e Policisë në Gjilan pasi nuk ndaloi në pikën e kontrollit, më pas sulmoi fizikisht zyrtarët policorë pas arrestimit

Një grua goditi veturën e Policisë në Gjilan pasi nuk ndaloi në pikën e kontrollit, më pas sulmoi fizikisht zyrtarët policorë pas arrestimit

Kronika e Zezë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Siguri
A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave?

A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave?

Lajme
Kalo në kategori