LAJMI I FUNDIT:

Osimhen tregon se kush do të vendosë për të ardhmen e tij

Osimhen tregon se kush do të vendosë për të ardhmen e tij

Victor Osimhen këmbëngul se çdo gjë është e mundur duke përfshirë Napolin për fitimin e Ligës së Kampionëve, por kur u pyet nëse do të mbetet sezonin e ardhshëm, ai dha përgjigje që pak kush e priste.

Reprezentuesi i Nigerisë konvertoi një penallti në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias, duke konfirmuar statusin e tij Capocannoniere me 26 gola të Serisë A për sezonin.

Duke qenë se tashmë është emëruar Sulmuesi i Sezonit në Serinë A, atij iu dorëzua trofeut, në pritje të trofeut të Serisë A.


Del në pah plani i Napolit për t’i mbajtur larg gjigantët evropianë nga Osimhen
Lexo po ashtu Del në pah plani i Napolit për t’i mbajtur larg gjigantët evropianë nga Osimhen

“Jam i lumtur për këtë çmim. Është një ndjenjë e mrekullueshme për mua, kam fituar Scudetton, që është gjëja më e rëndësishme në karrierën time deri tani. I jam mirënjohës Zotit për këtë sezon, për shokët e mi të skuadrës, familjen time, për napolitanët dhe ata e meritojnë të gjithë këtë”, deklaroi Osimhen për DAZN ndërsa iu dorëzua trofeu Capocannoniere.

“Ky sezon ka qenë i shkëlqyer për mua, shokët e skuadrës dhe napolitanët. Mendoj se kam bërë shumë mirë këtë sezon dhe meritoj çdo gjë të mirë që kam, por ndihem i motivuar për të bërë edhe më shumë sezonin e ardhshëm”.

“Çdo gjë është e mundur. Ashtu si kur filluam sezonin, shumë njerëz nuk besuan te Napoli. Nëse Presidenti thotë se ne mund ta fitojmë atë, unë besoj se gjithçka është e mundur”, ka shtuar më tej ai.

Victor Osimhen 'u mbyll në hotel për tre ditë' për të bllokuar transferimin te gjiganti evropian
Lexo po ashtu Victor Osimhen 'u mbyll në hotel për tre ditë' për të bllokuar transferimin te gjiganti evropian

Kjo është ndeshja e fundit për Luciano Spallettin, i cili tashmë njoftoi se po largohet nga klubi pasi siguroi Scudetton e tyre të parë në 33 vjet.

“Një trajner i madh, një njeri i madh, ai e meriton këtë. Ai ka qenë fenomen, ai është arkitekti i një sezoni të madh, edhe stafi i tij ka bërë shumë mirë. I uroj gjithë të mirat në jetë dhe shpresoj që të kalojë kohën me familjen e tij. Ai i meriton të gjitha këto, trajneri i vitit”, vazhdoi Osimhen.

Osimhen u pyet nëse ai do të jetë në Napoli sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di, Presidenti duhet ta vendosë këtë. Unë i dua njerëzit e Napolit, ata më kanë treguar kaq shumë dashuri. Për mua nuk më intereson, vendos Presidenti dhe unë do të shkoj vetëm me rrjedhën”, ka potencuar më tej nigeriani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori