Victor Osimhen ka paralajmëruar lëvizjen e tij të radhës sipas raportimeve nga Italia, teksa emri i tij po vazhdon të lakohet gati çdo ditë në media. Sulmuesi 25-vjeçar po e shijon jetën në Turqi, atje ku iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi nga Napoli. Osimhen deri më tani ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshjet e tij të para nën urdhrat e Okan Buruk. Ai është i vendosur që të qëndrojë në Stamboll deri në përfundim të huazimit të tij, përkundër faktit që po lidhet me një transferim diku tjetër. Kjo sipas gazetarit Gianluca Di Marzio i cili ka thënë se Osimhen nuk ka interesim që të flasë me klubet tjera për momentin. 

vic“Ai dëshiron ta përdor këtë sezon si një mundësi për të lënë klubet e Ligës Premier të vendosin nëse duan të bëjnë një ofertë tek Napoli”, ka thënë Di Marzio.


 Di Marzio ka emëruar Paris Saint-Germainin si një prej klubeve të interesuara së bashku me një skuadër nga Arabia Saudite, emri i së cilës nuk dihet. Por një raportim tjetër nga Italia sugjeron se Osimhen do ta pranonte mundësinë për t’u bërë pjesë e Juventusit. 

Prezenca e ish-drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli tek Juventusi, është një ndër arsyet pse ai do ta merrte këtë vendim sipas Il Mattino. Giuntoli ishte personi që e transferoi Osimhen tek Napoli nga Lille në vitin 2020 për shumën e 75 milionë eurove dhe tani ai po përpiqet që ta ‘rrëmbejë’ nigerianin nga ish-klubi i tij. Raporti tutje shton se Juventusi mund ta aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 75 milionë eurosh për ta transferuar atë në fund të sezonit 2024/2025. /Telegrafi/

telegrafi sport app