Oscar Plano iu bashkua listës së gjatë të viktimave që iu fut topi në mes të këmbëve nga Lionel Messit dhe reagimi i tij i thotë të gjitha.

Barcelona fitoi ndaj Valladolidit me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e vlefshme për La Liga.


Lojtari kryesor në këtë fitore të katalunasve padyshim se ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shënoi dy gola dhe bëri dy asistime.

Megjithatë, përveç kësaj, pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri edhe disa driblime që po vlerësohet lartë nga mediat ndërkombëtare.

https://twitter.com/heskethmeg/status/1189417963767484416

I tillë ishte edhe një në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 36-të të ndeshjes, Messi me lehtësi dhe shumë zgjuarsi futi topin në mes të këmbëve të Oscar Planos.

Reagimi i Planos pas driblimit të Messit ishte shumë dëshpërues, por jo edhe për tifozët në Camp Nou të cilët patën duartrokitje dhe ovacione. /Telegrafi/

https://twitter.com/GoatWorldSport1/status/1189291888542662656

https://twitter.com/PFoootball/status/1189403101167529984

telegrafi sport app