Oriola Marashi konfirmon lidhjen e saj me një postim interesant

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka hequr çdo dyshim mbi statusin e saj sentimental, duke konfirmuar për herë të parë publikisht se është në një lidhje dashurie.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ndau një moment të ëmbël nga jeta e saj private, duke zbuluar se është e dashuruar.

Oriola shfaqet duke iu drejtuar partnerit të saj me humor dhe përkëdheli, duke shkruar: “Unë duke e lutur të dashurin tim që të ma bëjë vetëm një fotografi të mirë, vajza a keni probleme edhe ju me këtë gjë apo vetëm unë”.
Prej kohësh në media ka qarkulluar lajmi se modelja ishte në një marrëdhënie dhe madje e fejuar, por kjo është hera e parë që Oriola e konfirmon vetë, duke i dhënë fund thashethemeve. /Telegrafi/



























































