LAJMI I FUNDIT:

Orinda Huta shtatzënë për herë të parë

Orinda Huta shtatzënë për herë të parë
Foto: Orinda Huta/Instagram

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Orinda Huta, është shtatzënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Turjan Hyska, janë në pritje të një fëmije që do të vijë së shpejti në jetë.

Lajmin e kanë konfirmuar burimet e emisionit “Prive”, pranë çiftit, të cilët kanë potencuar se Orinda tashmë ndodhet në muajt e parë të shtatzënisë.


View this post on Instagram

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Por teksa gjithçka është në fillim, çifti nga Tirana duket se kanë preferuar që lajmin e gëzueshëm ta ndajnë me fansat pak më vonë.

Orinda dhe Turi i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017.

Ata janë prej vitesh pjesë e televizionit, gjersa ka kohë që janë më të distancuar nga fusha e muzikës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)