Sulmuesi belg i Liverpoolit, Divock Origi mund të largohet nga Liga Premier.
E ardhmja e sulmuesit të talentuar mund të jetë në Spanjë, tek finalistët e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid.

Është trajneri argjentinas, Diego Simeone që ka shprehur interesim për ta transferuar 21-vjeçarin në ‘Vincente Calderon’.


Klopp e vlerëson lartë ish-sulmuesin e Lille, mirëpo një ofertë prej 35 milionë euro mund t’ia ndryshojë mendjen Liverpoolit.

Gjithsesi mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim nëse Liverpool do të heqë dorë nga Origi. /Telegrafi/

telegrafi sport app