Të rinjtë në Kosovë japin mendime të ndryshme rreth orientimit të tyre në jetën profesionale. Ata e konsiderojnë si njërin nga vendimet më të vështira, pasi që, siç thonë, po bëhet fjalë për të ardhmen e tyre profesionale.
Tregu i punës, perspektiva, si dhe mjetet financiare, sipas tyre, janë ata faktorë që diktojnë në përzgjedhjen e tyre.
Shumë nga të rinjtë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, për rubrikën “VOX”, thonë të jenë më shumë të interesuar për aftësimin profesional sesa të studiojnë në Universitetin e Prishtinës apo edhe në fakultetet tjera private, të cilat gjenden në Kosovë.
Blerimi, një i ri nga qyteti i Prishtinës, thotë se do të zgjedhë një profesion, nga i cili do të kishte një të ardhme të sigurt dhe të mirë.
Sipas tij, lloji i profesionit nuk ka rëndësi, por suksesi që arrin nga ajo që zgjedh.
“Orientimi i jetës profesionale është një gjë komplekse, pasi që shumë faktorë kanë influencë mbi përzgjedhjen e profesionit. Kuptohet që për vendimmarrje duhet te shikohet se cilin profesion e kërkon tregu më së shumti, çfarë perspektive kam me atë profesion, dhe se sa mundësi ka vendi im Kosova për atë profesion që unë do ta zgjedh”, shprehet ai.
Teuta Limani, 17 vjeçe nga qyteti i Fushë Kosovës, mendon se vendimi që do të duhet të marrë ajo për të ardhmen e saj, ka një rëndësi mjaft të veçantë për jetën profesionale në të ardhmen.
“Fakultet apo profesion, është një vendim individual, talenti dëshira dhe mundësite që i kam, vendosin për jetën time profesionale. Është një vendim me rëndësi të madhe, apo thënë ndryshe është arkitekt i ardhmërisë sime”, thekson ajo.
Ndërkohë, zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, thonë disa prej të rinjve, po iu diktojnë edhe zgjedhjen e fakultetit apo aftësimit profesional në ndonjë fushë të caktuar.
Ata tregojnë për raste të shumta të familjarëve apo shoqërisë së tyre, të cilët kishin studiuar në ndonjë fakultet, por nuk kishin arritur të punësohen.
Diellza është 17 vjeçe dhe në këtë vit ajo do të vendosë për orientimin e saj profesional.
“Të jetosh në Kosovë, më mirë është të zgjedhësh një zanat sesa të shkosh të studiosh në fakultetet tona për faktin se shumë të rinj, të cilët kanë studiuar në fakultete, nuk kanë arritur të gjejnë punë, kështu që zanati mendoj se do të jetë zgjedhje e duhur për mua”, thotë Diellza.
Vështirësitë për regjistrim në ndonjërin nga fakultetet në Universitetin e Prishtinës, thotë një i ri, kanë bërë që ai të mendojë që të zgjedhë aftësim profesional në një fushë të caktuar.
“Sa vështirë është bërë të regjistrohesh në fakultet publik më mirë është të përfundoj një shkollë të zanatit, më lehtë gjen punë, sesa të kesh të kryer një fakultet, paguhesh më shumë me punë zanati dhe shumë gjëra tjera”, shprehet Arianiti.
Në Kosovë, qendrat e aftësimit profesional në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ofrojnë trajnime falas për afër 30 profesione të zgjedhura në bazë të analizës së tregut të punës.
Aftësim profesional ofrohet për rrobaqepësi, furrtari, inxhinieri, kuzhinier dhe shumë profesione tjera.
Jeton Berisha thotë të ketë zgjedhur punë zanati, për shkak të përftimeve më të mëdha materiale.
“Me dëshirë ndoshta do të studioja në ndonjë fakultet, por tani në Kosovë më shumë po duhet të kesh një zanat, këtë po e kërkon tregu më shumë. Unë do të zgjedhja të punoja ai automekanik”, shprehet ai.
Ndërkaq, Mentor Jashari shprehet: Unë preferoj të bëj një punë në teknologjinë informative, mendoj që tregu i Kosovës ka nevojë më shumë për këtë fushë”.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit. Për çdo vit në tregun e punës hyjnë rreth 30 mijë persona, ndërsa tregu i punës absorbon vetëm 6 mijë sosh.
Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat flasin për vitin 2015, tregojnë se niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind.
Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7 për qind. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame