Në Stockport të Anglisë është organizuar një aheng për fëmijë, ndërsa në mes të sallës qëndronte një pishinë e mbushur me fasule të zier.

Sikur mos të mjaftonte rrëmuja që bëjnë nëntë fëmijë të vegjël, ushqimi i vendosur në hapësirën e gomës ka qenë komplet i pavend, transmeton Telegrafi.


Pishina 2

Të gjithë fëmijët kanë qenë të hutuar, disa janë larguar duke bërtitur, ndërsa të tjerë kanë refuzuar të hynë te fasulet e ftohta.

“Më është dukur ide interesante, por reagimi i fëmijëve tregonte se nuk po u pëlqen”, ka thënë Laura Carson, organizatore e ahengut.

Pishina 3

“Pasi të vegjlit dolën nga pishina, kishte fasule gjithandej. Pastrimi i tyre, ka qenë shumë i vështirë sepse janë ngjitur dhe tharë nëpër dysheme”.

Sidoqoftë, në këtë organizim bamirës janë mbledhur mbi 400 euro, që do të shpërndahen për familjet në nevojë. /Telegrafi/