LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -2° clearsky_night

Organizohet gara me kuaj të fuqishëm në ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ferizaj

Organizohet gara me kuaj të fuqishëm në ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ferizaj

Kryesia e fshatit Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj kanë organizuar garën tërheqëse me kuaj të fuqishëm që do të mbahet më 17 shkurt për ta shënuar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e kryesisë së fshatit ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha dhe spektakolare të Ditës së Pavarësisë.

“Ftoheni në eventin e tretë ndërkombëtar të kuajve, i cili do të mbahet më 17 shkurt 2025, duke filluar nga ora 10:00 në fshatin Prelez i Muhaxherëve, Komuna e Ferizajt. Ky event tashmë është bërë traditë dhe vitin e kaluar ka mbledhur 3500 pjesëmarrës, ndërsa këtë vit pritet të arrijmë mbi 5000 spektatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e kryesisë së këtij fshati.


Sipas tyre disiplinat kryesore janë: Gara e tërheqjes së peshës – kuaj të fuqishëm në sfidën më të vështirë. Sfilata dhe Gara e Bukurisë së Kuajve – për të kurorëzuar më të mirët nga racat arabe, pasnjolle, dhe të tjera.

“Ky event do të shoqërohet me shfaqje të jashtëzakonshme, çmime prestigjioze, muzikë live, grill, pije freskuese, si dhe një prezantim të veçantë me LED TV dhe zërim profesional. Ne besojmë se kjo ngjarje është një simbol i dashurisë për traditën, kulturën dhe festimin e fitores dhe pavarësisë sonë. Prania dhe mbulimi juaj mediatik do të ndihmojnë në promovimin e kësaj feste të madhe për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Vendndodhja: Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj
Linku i eventit:https://www.facebook.com/PreleziMuhaxhereve

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori