LAJMI I FUNDIT:

Organizmi i Lojërave Mesdhetare, Kurti tregon për investimet që do të kryhen

Organizmi i Lojërave Mesdhetare, Kurti tregon për investimet që do të kryhen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

“Në Greqi me 55 vota për Kosova zyrtarisht u shpall nikoqire e edicionit të 21 të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Me mobilizimin e gjithë kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës i kemi sjell Republikës së Kosovës mundësinë për organizmin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare hë historinë e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se në partneritet me Shqipërinë po shënojmë edhe herën e parë që kjo ngjarje të organizohet në një vend që nuk ka dalje në det.


“Shqipëria do të na mundësoi shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit për sportin e lundrimit. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, 18 shtete nga Evropa, dy nga Azia dhe pesë nga Afrika”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri ka shtuar se dhjetë objekte sportive do të rinovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

“Katër ndërtime të reja duke përfshirë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, tenisit dhe poligonin e shenjëtarisë. Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera që janë në ndërtim në mesin e tyre stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumi i Gjilanit”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori