LAJMI I FUNDIT:

OBSH thotë se nuk ka prova se të shëruarit nga coronavirusi, nuk mund të sëmuren sërish

OBSH thotë se nuk ka prova se të shëruarit nga coronavirusi, nuk mund të sëmuren sërish

Në një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetit thuhet se aktualisht nuk ka ‘asnjë provë’ se njerëzit që janë shëruar nga coronavirusi dhe kanë antitrupa, janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi kundër lëshimit të ‘pasaportave të imunitetit’ ose ‘certifikatave se nuk përbën rrezik’ për njerëzit që ishin të infektuar, duke thënë se praktika në të vërtetë mund të rrisë rrezikun e përhapje, meqë mund të injorohen këshillat standarde, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, testet e antitrupave ishin konsideruar çelësi për t’i nxjerrë vendet nga bllokimi, duke ua mundësuar ekspertëve që të kenë një pamje më të qartë të madhësisë së vërtetë të shpërthimit të coronavirusit.


Vendimi kundër lëshimit të ‘pasaportave të imunitetit’, vjen pas paralajmërimit të Kilit, se do t’i pajisë me këto dokumente, të gjitha ata që e kanë mposhtur coronavirusin dhe kanë fituar antitrupa.

“Derisa shumica e njerëzve mund të kenë prodhuar antitrupa ndaj coronavirusit për shërimin e tyre, nuk dihet nëse prania e këtyre antitrupave në gjak është e mjaftueshme për të ndaluar një infeksion të dytë. Varet nga niveli i antitrupave, dikush mund të ketë nivel shumë të ulët të antitrupave dhe mund të sëmuren sërish”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Sipas deklaratës së kësaj organizate, thuhet se deri më 24 prill të këtij viti, nuk ka asnjë evidencë, se ata që janë shëruar me coronavirus, nuk mund të sëmuren sërish me këtë sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e

Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e "rritjes së paprecedent të shpenzimeve ushtarake në botë"

Botë
Marinarët turq kapin pamje ‘që tregojnë amerikanët duke bombarduar rebelët Houthi’ – në një port nafte të Jemenit

Marinarët turq kapin pamje ‘që tregojnë amerikanët duke bombarduar rebelët Houthi’ – në një port nafte të Jemenit

Botë
Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Botë
Arabia Saudite mirëpret reformat e lidershipit palestinez dhe emërimin e nënkryetarit të PLO-së

Arabia Saudite mirëpret reformat e lidershipit palestinez dhe emërimin e nënkryetarit të PLO-së

Botë
Koreja e Veriut konfirmon për herë të parë se dërgoi trupa për të luftuar për Rusinë në Ukrainë

Koreja e Veriut konfirmon për herë të parë se dërgoi trupa për të luftuar për Rusinë në Ukrainë

Botë

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori