Frank Lampard duket se do të shkarkohet në këtë javë nga Chelsea dhe do të zëvendësohet me Thomas Tuchelin.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, trajneri anglez i ka orët e numëruar si strateg i The Blues, pasi do të shkarkohet.


Në verën e këtij viti, Chelsea shpenzoi mbi 200 milionë euro, derisa Roman Abramovich kishte shpresuar se do të shikonte skuadrën e tij të ngritej.

lampard

Humbja 3-1 ndaj një Arsenali që nuk kishte fituar nga muaji nëntor, ka vështirësuar gjërat për Lampardin.

Barazimi 1-1 me Aton Villan në Stamford Birdge raportohet të jetë goditja e fundit dhe në orët në vazhdim anglezi do t'i paketojë gjërat.

Tuchel shihet si zëvendësues i Lampardit, pasi Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Mauricio Pochettinon dhe pritet shumë shpejtë të bëhet zyrtarizmi i tij.

Kujtojmë se Tuchel e kishte dërguar skuadrën franceze në finale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, mirëpo që u mposhtën nga Bayern Munichu. /Telegrafi/

telegrafi sport app