LAJMI I FUNDIT:

ORCA: Nuk heqim dorë nga kërkesa për përgjigje nga kryeministri lidhur me shkarkimin e bordit të AKA-së

ORCA: Nuk heqim dorë nga kërkesa për përgjigje nga kryeministri lidhur me shkarkimin e bordit të AKA-së

ORCA vazhdon për ditën e tretë me radhë të presë përgjigje dhe sqarim publik nga zyra e kryeministrit për kërkesën dhe tashmë shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

ORCA pret që për këtë çështje Ministria t’i raportojë Kuvendit të Republikës siç parashihet në nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë që flet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim e cila thotë “Nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet ti raportojë këtë Kuvendit”

ORCA përmes në reagimi për media thekson se është e shqetësuar me arsyet e pamjaftueshme të kërkesës së kryeministrit Haradinaj, drejtuar ministrit Bytyqi për shkarkimet në fjalë.


“Ne vërejmë se arsyet e dhëna janë të pamjaftueshme, por në anën tjetër kemi dyshime që këto shkarkime nuk vijnë për ta përmirësuar cilësinë në arsim, por për të mbrojtur interesa të caktuar të institucioneve private të arsimit të lartë që me sa duket Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë i kanë cenuar në përpjekjen e tyre për ta ruajtur cilësinë e arsimit të lartë në vend. Ne presim nga zyra e kryeministrit sqarime publike për të na qartësuar neve dhe shoqërisë kosovare një vendim kaq të rëndësishëm që do të afektojë drejtpërdrejt arsimin e lartë në vend”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori