LAJMI I FUNDIT:

ORCA: 72 % e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë 

ORCA: 72 % e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë 

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka prezantuar sot një analizë për pensionimin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, specifikisht profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë.

ORCA thekson se 72% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik, parë nga aspekti i punimeve shkencore që duhen për titujt respektiv.

“Ajo që ne ngritëm si shqetësim të veçantë ishte rasti i 122 profesorëve të rregullt, të cilët mbajnë titullin më të lartë akademik dhe si rrjedhojë kanë kontratë me kohë të pacaktuar Nga 122 profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë, 36 supozohen të pensionohen në vitin 2018, por deri tani janë pensionuar vetëm 16. Profesori i fundit i rregullt që nuk e justifikon titullin e tij do të pensionohet në vitin 2036. Kjo do të thotë se fëmijët që aktualisht janë 3 vjeçar do të mund të mentorohen në temat e tyre të diplomës në nivelin Bachelor te ky profesor; fëmijët aktualisht 5 vjeçar do të mund të mentorohen në nivelin Master nga po ky profesor; ndërkaq dikush nga fëmijët aktualisht 10 vjeçar mund ta ketë fatin të mentorohet në doktoraturën e tij/saj nga profesori në fjalë”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.


Analizën e plotë mund ta lexoni këtu: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori