Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, braktisi planet për t’u larguar herët nga posti dhe për të kandiduar për Parlamentin Euvropian dhe “fajtori” kryesor për gjithçka është kryeministri hungarez Viktor Orban.
Ndonëse Michel kishte paralajmëruar më parë se do të kandidonte për deputet në Parlamentin Evropian, fakti që, të paktën për një periudhë të shkurtër, Viktor Orban mund ta zëvendësonte atë si kryetar të Këshillit Evropian, ishte alarm për të gjithë në Bruksel.
Natyrisht, presioni në rritje nga zyrtarët politikë që kishin frikë nga ardhja e mundshme e Orbanit në këtë pozicion ishte arsyeja kryesore që Michel të ndryshonte mendje dhe ai e shpjegoi vendimin në Facebook.
“Në qershor, zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të shënojnë fillimin e fundit politik të këtij cikli institucional dhe fillimin e tranzicionit në një mandat të ri. Evropa ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Prandaj, dukej e natyrshme që mua, si dhe çdo lideri që dëshiron të vazhdojë t’i shërbejë vendit të tij, të vendos veten para votuesve dhe të promovoj projektin evropian. Njoftimi i hershëm i vendimit tim siguroi transparencë dhe i dha Këshillit Evropian kohë të mjaftueshme për të përgatitur tranzicionin”, tha Michel.
Megjithatë, pas konsultimeve të kujdesshme, siç thekson ai, ka vlerësuar se fushata zgjedhore është në përputhje me ushtrimin e mandatit politik që po përfundon.
“Zgjedhja ime tërhoqi vëmendje intensive të medias. Një pjesë e parashikova, duke pasur parasysh natyrën e paprecedentë dhe disa do të thoshin të guximshme, të qasjes sime. Kjo shkaktoi reagime ekstreme brenda Këshillit Evropian, si dhe jashtë tij”, shpjegon zyrtari i Brukselit.
Ai tha se nuk dëshiron që vendimi të dëmtojë institucionet evropiane.
“I mirëpres të gjitha kritikat dhe argumentet legjitime. Për të gjitha arsyet, për të ruajtur fokusin e misionit tim, nuk do të jem kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia detyrave aktuale me vendosmëri të palëkundur. Unë do të jem gjithmonë një avokat i flaktë i një Evrope demokratike, të fortë, të bashkuar dhe zotëruese të fatit të saj. Në fund të këtij mandati, unë do të reflektoj mbi natyrën dhe drejtimin e përgjegjësive të mia të ardhshme”, përfundoi Charles Michel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri