Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fundin e edicionit vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.

Këtë fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar.


Dy prej tyre janë në program për tu zhvilluar ditën e shtunë, derisa tri të tjera të dielën.

Drenica do të jetë nikoqire e ballkanit të shtunën në 'Bajram Aliu' me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë në Gjilan në të njëjtën kohë zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës.

153656459 10159706091108538 1442434552241068333 n

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë të dielën në kryeqytet, ku zhvillohet klasikja e futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës.

Ky derbi i madh i futbollit kosovar zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Dy takimet tjera të ditës së diel janë Dukagjini - Llapi dhe Ulpiana - Feronikeli. /Telegrafi/

Screenshot 2 11

telegrafi sport app