Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, spikat derbi Prishtina-Drita

Mesjavën e ardhshme fillon stinori pranveror i garave me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Të martën zhvillohen tri ndeshje, ku pa dyshim vëmendjen e zgjojnë përballja ndërmjet fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës dhe skuadrës kampione në fuqi, Dritës, si dhe ballafaqimi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Orari i ndeshjeve
E martë, 09.02.2021 ora 13.00
Llapi – BallkaniPrishtina – DritaDrenica – Ulpiana (ndeshja zhvillohet në Drenas në stadiumin me bari sintetik)
E mërkurë, 10.02.2021 ora 13.00
A@N – FlamurtariTrepça’89 – FerizajIstogu – GjilaniArbëria – Feronikeli (ndeshja zhvillohet në Ferizaj)
E enjte 11.02.2021 ora 13.00
Dukagjini – 2 Korriku

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































