Xhiro e 27-të në Albi Mall Superligë starton të premten me dy ndeshje që janë në program për t'u zhvilluar.

Të premten luhet ndeshja kryesore e kësaj xhiro, ku Malisheva pret Prishtinën, derisa kjo ndeshje gjykohet nga Ersen Janovali.


Po këtë ditë skuadra e fundit në tabelë, Feronikeli '74 pret Dritën, derisa këtë ndeshja do ta gjykojë Lirim Jashari.

Derbi i Suharekës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit dhe Suharekës, ndërsa Genc Nuza është gjyqtar kryesor.

Vigan Iberdemaj do ta ndajë drejtësinë në sfidën Gjilani - Ferizaj, derisa të dielën duelin mes Dukagjinit dhe Llapit e gjykon Mentor Ajeti.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app