Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion pas pauzës për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Kësisoj në fundjavë do të zhvillohet java e 10-të në Ipko Superligën e Kosovës ku do të ketë disa ballafaqime interesante.


53781561 2652207244822011 2212398823093829632 n

Tri ndeshje do të zhvillohen të premten, një të shtunën si dhe dy të tjera të dielën.

Adhuruesit e futbollit kosovar do të mund t’i shikojnë dy super derbi këtë javë, ku fillimisht të premten në Drenas takohen Feronikeli dhe Gjilani, në një ndeshje që drejtohet nga gjyqtari Tefik Maloku.

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Llapi – Trepça ’89, derisa Mërvan Bejtullahu takimin mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Derbi tjetër do të zhvillohet ditën e diel, ku Drita do të jetë nikoqire e liderit Ballkani.

53469121 2652199971489405 2943769596835921920 n

Ky takim do të gjykohet nga Besfort Kasumi me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në Ipko Superligë zhvillohen me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/

5C202AA9 90EF 4B84 B05A 66F802B9BBBC

telegrafi sport app