LAJMI I FUNDIT:

Opozita propozoi ministër teknik, pushteti me dilema nëse është ai në përputhje me Kushtetutën

Opozita propozoi ministër teknik, pushteti me dilema nëse është ai në përputhje me Kushtetutën

Dje opozita emëroi ministrin e ri teknik për Punë të Brendshme, ndërsa qeveria ngriti çështjen nëse është në përputhje me kushtetutën, pasi u tha se ishte person ushtarak. Takimet e mbrëmshme midis qeverisë dhe opozitës ishin të parat në prag të themelimit të qeverisë teknike, dhe siç tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hrisitijan Mickoski, ata do të shpallnin edhe propozimet për resorët e tjerë ditën e hënë.

Mickoski dje zhvilloi takime të ndara me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin, duke u propozuar ministrin e ri teknik për MPB, duke theksuar se ai është një profesionist jashtëzakonshëm me një karrierë të pasur të shërbimeve ku ka punuar deri më tani.

“Folëm për emrin e kandidatit, e prezantuam, prezantuam biografinë e personit dhe në interes të konsultave shtesë që duhet të kryente, unë nuk do ta përmendja akoma propozimin tonë, ne u pajtuam që pas rreth një ore ose një orë gjysmë të dëgjohemi në telefon për konfirmimin përfundimtar. Por në fillim nuk kishte vërejtje si dhe as nuk kishte komente shtesë”, tha Mickoski.


Zaev, pas takimit me Mickoski, për propozimin e ministrit të ri të MPB-së deklaroi se është person ushtarak dhe rrjedhimisht ka dilema nëse e lejon Kushtetuta sipas nenit 97, Ligji për shërbimin në ushtri dhe Ligjin për shërbimin në Ministrinë e Brendshme. Ai tha se ata do të këshillohen me ekspertë për këtë çështje. Nuk kanë, siç tha ai, paragjykime për kandidatin, është e drejta e opozitës dhe se për herë të parë e ka dëgjuar këtë emër edhe pse është kolonel në ushtri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori