Site icon Telegrafi

Opozita pritet të mbajë protestë në Tiranë, rreth 400 policë rrethojnë Kuvendin

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita para Parlamentit.

Organizatorët e kësaj proteste, e cila pritet të nisë në orën 10:00 kanë kërkuar pesë orë leje, e cila është miratuar nga policia.

Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion lartë për të identifikuar lëvizjet e protestuesve.

Gjithashtu, në rast incidentesh në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. /Telegrafi/

Exit mobile version