Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri pak pas mesnatës të së shtunës, një mbledhje urgjente të strukturave drejtuese të Partisë së tij, dhe partive të tjera aleate, pas afro 5 orësh të gjata që u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në përfundim të mbledhjes ai njoftoi vendimin për të thirrur një tjetër protestë të hënën pasdite “në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit”.
Kryetari demokrat Lulzim Basha njoftoi gjithashtu se të dielën do të protestohet para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar “lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë”.
Mësohet se janë me dhjetra pjesmarrësit në protestë të cilët janë shoqëruar nga policia, për aktet e dhunës, pre e të cilave ranë dhe disa operatorë e gazetarë. Ndërkohë që sipas ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës policie të cilët janë lënduar.
Përplasjet te Drejtoria e Policisë
Tensioni mes protestuesve dhe forcave të Rendit shënoi një tjetër pikë kulmore para Drejtorisë së Policisë, drejt së cilës krerët e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta. Pak më parë atje ishte dërguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit.
Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku ati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej. Rrth tij, u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se Dollapai “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.
Mbërritja e mbështetësve të opozitës para Drejtorisë së Policisë, është shoqëruar sërish me tensione. Hedhja e tymuesve, apo dhe gurëve nga manifestuesit është pasuar edhe këtu nga kundërpërgjigjia me gaz lotsjellës nga ana e policisë. Disa kazanëve të mbeturinave ju vu flaka, ndërsa njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë dhe me pompat e ujit, duke mbajtur larg manifestuesit.
Për gjendjen e krijuar reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”.
Më herët, kryeministri Edi Rama në Twitter kishte shprehur “respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, përfundon postimi i zotit Rama.
Prania e OSBE-së në Tiranë e cila më herët kishte dënuar aktet e dhunës, doli me një reagim të dytë pas zhvillimeve para Drejtorisë së Policisë, ku po mbahej zoti Dollapi. “Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”.
Zoti Dollapi, afër mesnatës u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, i shoqëruar nga punonjës të Policisë.
Përplasjet para Parlamentit
Tensioni erdhi në rritje gjatë protestës së opozitës, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit. Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës, një shi bombash Molotov u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Për afro 45 minuta protestuesit afroheshin duke lëshuar bomba Molotov, ndërsa policia përgjigje me hedhjen e ujit dhe gazin lotsjellës. Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë më pas avancuan të shoqëruara dhe nga automjetet ujëhedhëse, duke pastruar të gjithë zonën përqark.
Sipas Ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës të policisë të cilët kanë mbetur të plagsur dhe janë dërguar në spital.
Për gjendjen e krijuar reagoi ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”.
Më pas pati dhe një reagim nga OSBE-ja: “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.
Përplasjet para Kryeministrisë
Në fakt, protesta e mbrëmjes të së shtunës, e 12-ta në radhë që nga 16 shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, nisi me tensione që në hapje të saj. Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit. Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj.
Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës. Zoti Basha i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situata u qetësua përkohësisht.
Për një kohë të gjatë, tymueset dhe shishet Molotov vijuan të hidheshin drejt godinës së qeverisë. E njejta panoramë u përsërit më pas dhe në zonën pas saj, ku sërish policia ndërhyri me gazlotsjellës.
Gjendja u qetësua më pas. Përmes një videoprojektori, opozita mbuloi fasadën e Kryeministrisë me ato që janë parrullat e saj kryesore, “Rama ik”, Qeveri e Krimit” e të tjera slogane kundër ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama, deri kur protestuesit u ftuan nga drejtuesit e opozitës që t’I drejtoheshin selisë së Parlamentit.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Tëitter, pak pasi tensioni në shesh erdhu duke u rritur. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan zoti Lleshaj.
Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.
Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi më vonë në Twitter.
“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm!”, shkruajti kryeministri.
Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. Edhe sonte gjatë fjalimit të tij zoti Basha theksoi se “nuk do të ketë zgjedhje me krimin, dhe me Edi Ramën. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë”, theksoi zoti Basha, duke shtuar se bëhet fjalë për “një betejë për jetë a vdekje”.
Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A