Opozita ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij karshi gjyqësorit dhe prokurorisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, deklaroi se sjellja e Kurtit përfaqëson një koncept të gabuar që dërgon mesazhe negative për qytetarët.


466524935 481252271196950 3544430036492035997 n

“Ky është një model i gabuar i sjelljes së LVV-së. Sjellja e supremacisë politike të ekzekutivit mbi gjyqësorin dhe prokurorinë është e papranueshme,” tha Gashi.

Teksa foli edhe për ftesën që u ka bërë prokurorëve për takim në zyrën e tij, Gashi tha se kjo është ende më keq.

“Ende më keq që të thirret prokurori dhe sjellja e ekzekutivit mbi prokurorinë është e gabuar dhe nënkupton vlerësimin e tij mbi gjyqësorin. Nëse vlerëson se duhet të kemi drejtësi, atëherë duhet tu përgjigjet ftesave”, tha ai para mediave.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e kritikoi përgjigjen e Kurtit ndaj Prokurorisë Speciale, duke e cilësuar si mesazh të keq për qytetarët e Kosovës.

467423441 561730953313268 4818024953319715590 n

“Është shembull i keq për mënyrën se si një lider i përgjigjet Prokurorisë,” deklaroi Tahiri.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, theksoi se kryeministri Kurti duhet të respektojë ligjin.

“Kryeministri nuk është mbi ligjin,” deklaroi Kadrijaj, duke i bërë thirrje për qasje më të përgjegjshme ndaj institucioneve të drejtësisë. /Telegrafi/

462640483 1896241404233919 4952964633200952174 n