E dobët po vlerësohet puna e Kuvendit të Kosovës, në sesionin pranverorë. Monitoruesit e Kuvendit thonë se edhe këtë legjislaturë janë duke e përcjellë problemet e legjislaturave të kaluar.
Në kalendarin brenda faqes zyrtare të Kuvendit të Kosovës nuk figuron më asnjë paralajmërim për seancë.
Por nuk dihet nëse seanca e cila eskaloi deri në përleshje mes deputetëve, do jetë e fundit për këtë sesion.
Nga Kuvendi i Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje se nga cila datë deputetet e Kuvendit nisin pushimet verore, megjithëse gushti është zakonisht muaji kur legjislativi shkon në pushimin veror.
Pavarësisht kësaj, problemet nuk kanë qenë të pakta për kuvendit, gjatë sesionit pranveror.
“Kemi pasur raste kur edhe mbledhjet e kryesisë kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe ka qenë një fenomen, që e ka përcjell këtë legjislaturë, aktualisht edhe pse mazhoranca i ka numrat për të kaluar edhe projektligjet e tjera, që mund të vijnë deri në përfundim të sesionit i nevojitet mbështetja apo votat e opozitës”, ka thënë Violeta Haxholli nga KDI.
Teksa këtë vit Kuvendi ka funksionuar me rregullore të re, Haxholli thotë se nuk është vërejtur ndonjë reflektim pozitiv, për efikasitetin e punës së deputetëve.
“Nuk është se rregullorja e re ka reflektuar në ndonjë përmirësim të madh të jetës parlamentare ka pasur disa, iniciativa për të zbatuar nenet e rregullores për asistent të deputetëve, për tu krijuar deputetëve kushte më të mira për punën e tyre, nuk janë ndërmarr shumë masa nga ana e kryetarit të Kuvendit sa i përket gjuhës jo parlamentare, edhe pse rregullorja e vjetër e ajo e re i parasheh disa masa ndëshkuese”, shtoi ajo.
E deputetët e opozitës e cilësojnë dështim këtë sesion të Kuvendit, ata të mazhorancën e thonë të kundërtën.
“Automatikisht është e dështuar ligjet që janë kaluar metodologjia që është përdorur, janë të udhëhequr janë të këshilluar nga inati, e inati është këshilltari më i keq i një politik bërësi, këta janë udhëhequr me atë logjik, me logjikën e inatit…d.m.th. në asnjë ligj të vetëm nuk kanë pranuar amandamendet që ka ofruar opozita, qofshin ato edhe në përmirësim të jetës së qytetarëve”, ka thënë Hisen Berisha, deputet i PDK-së.
Deputetët e Kuvendi vazhdimisht janë kritikuar se nuk janë efektiv në miratimin e projektligjeve dhe në përmbushje të agjendës legjislative, si edhe ndryshimin e shpeshtë të kësaj të fundit nga qeveria.
Megjithatë, deputetët e edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, më së rëndi u kritikuan për skenat që u panë në kuvend në seancën e 13 korrikut, që përfundoi me përleshje fizike e me të cilën është duke u marrë prokuroria./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare