LAJMI I FUNDIT:

Opozita bën gabim fatal nëse takohet me Mustafën

Opozita bën gabim fatal nëse takohet me Mustafën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha i ka ftuar liderët e partive opozitare që mos t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit Isa Mustafa për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Berisha në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se do të ishte gabim fatal për opozitën takimi me Mustafën.

Berisha ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar këtë marrëveshje.


Sipas tij, numri i deputetëve të koalicionit që janë kundër versionit aktual të demarkacionit është në rritje.

Berisha ka treguar më 1 shtator, 12 deputetë të pozitës kanë qenë kundër versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i Nismës për Kosovën ka thënë se vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund ta nxirrnin Kosovën nga kriza aktuale politike. /Telegrafi/