Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me një trashëgimi të pasur por me simbolikë tejet të zbehtë dhe në një ambient më shumë festiv se sa artistik, në fund të vitit 2024 e shënoi 60-vjetorin e themelimit. Ky përvjetor nuk duhej të ishte vetëm një moment për të nderuar të kaluarën me respekt të thellë, por edhe një pikë reflektimi për të analizuar sukseset dhe mangësitë e këtij institucioni jetik për kulturën shqiptare.
Fatkeqësisht, “Shota” duket se po kalon një periudhë të stagnimit artistik, duke munguar energjia dhe përkushtimi që pritet nga një ansambël shtetëror me një mision kaq të rëndësishëm, e këtë më së miri e vëren në programet artistike që paraqiten si dhe gjatë performancës së trupës interpretative.
Si i vetmi institucion shtetëror që mbart detyrën për të ruajtur, përcjellë dhe zhvilluar folklorin tradicionale e koreografik, është shqetësuese që në koncertet e fundit të “Shota”-s, (së paku në dy vitet e fundit) vallet kanë qenë të kufizuara në numër dhe janë trajtuar si elementë të dorës së dytë apo të tretë. Kjo përbën një shmangie të qartë nga misioni i saj kryesor si një lider dhe frymëzues i artit të valleve tradicionale shqiptare.
Kjo problematikë bëhet edhe më e dukshme kur rastësisht krahasohet me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti gjatë përvjetorit të ansamblit, ku ai nënvizoi rëndësinë e “Shota”-s duke vënë theksin te vallet dhe valltarët ikonë të saj, ndjekur nga instrumentistët dhe këngëtarët. Por në praktikë, ansambli duket se po humbet fokusin te vallet, të cilat duhet të jenë prioriteti kryesor.
Një tjetër çështje e rëndësishme është mungesa e krijimtarive të reja artistike. Në krahasim me institucionet e tjera shtetërore, si Baleti Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar i Kosovës, Opera dhe Filharmonia e Kosovës, dhe teatrot lokale si ato në Prizren, Gjilan, Gjakovë, etj. që sjellin mesatarisht 4 deri në 6 premiera artistike në vit, “Shota” duket se ka mbetur pas.
Stagnimi në premiera të reja, kërkime artistike dhe risi koreografike reflekton një përgjumje të përgjithshme institucionale që nuk është në përputhje me rolin e saj.
Një ansambël i tillë duhet të jetë jo vetëm një ruajtës i traditave, por edhe një krijues i vazhdueshëm i artit folklorik. Ligji që rregullon funksionimin e “Shota”-s e thekson këtë detyrë. Nuk mund të justifikohet mungesa e krijimtarisë së re me faktin se repertori 20-vjeçar është rikthyer dhe risjellë. Ky institucion nuk mund të kufizohet vetëm në rivënien e veprave të kaluara, të cilat janë interpretuar pa fund.
Për më tepër, mungesa e angazhimit të koreografëve për krijimtari të reja ndikon negativisht te motivimi i interpretuesve. Pa sfida të reja artistike, performanca shndërrohet në një rutinë, duke humbur frymëzimin dhe pasionin që duhet të karakterizojë artin.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nuk duhet të jetë thjesht vetëm një arkiv i gjallë i valleve dhe këngëve tradicionale, por një qendër për zhvillimin dhe krijimin e risive estetike dhe konceptuale në artin skenik.
Përvjetori i 60-të do të duhej të shërbejë si një moment kthesë për të rigjallëruar vizionin artistik të këtij institucioni. Kjo përfshin përparësinë ndaj krijimtarisë së re, risive konceptuale e estetike, duke e mbajtur “Shota”-n relevante dhe me respekt jo vetëm në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht.
Ky nuk është vetëm një obligim ndaj artit dhe trashëgimisë kulturore, por edhe një detyrim ndaj publikut që beson dhe mbështet këtë institucion.
Shkruar nga: Gëzim Sertollaj, Master i Koreografisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Farkëtari që ruajti trashëgiminë e pesë brezave në Prizren

Rrëshqet dheu në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Bereqeti dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Trump e përmendi si ambasadorin e mundshëm të SHBA-së në OKB, Richard Grenell mohon se do të pranojë këtë pozitë

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Hagë: 25 dëshmitarë për 4 vjet e gjysmë për “Thaçin dhe të tjerët”, çka ndodhi me dëshmitarin e fundit?

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani