Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri ka vendosur sekuestrimin e 11 pasurive me kërkesë të SPAK. Pasuritë e sekuestruara, dyshohet se kanë burim veprimtarinë kriminale.
Sipas njoftimit të publikuar nga Prokuroria e Posaçme dhe Krimit të Organizuar, pasuritë e sekuestruara lidhen me hetimet e nisura nga SPAK, pas operacionit policor “Flakë në det” në Shëngjin, për shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal, të angazhuar në trafikimin e lëndëve narkotike. SPAK njofton se në këtë hetim janë bashkuar dy dosje hetimore.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 185 të vitit 2023 për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Me vendim të Prokurorisë së Posaçme procedimi penal nr.185 i vitit 2023 është bashkuar me procedimin penal nr.211 të vitit 2023”, bën të ditur SPAK.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se me datën, 31 Mars 2023 pas kryerjes së veprimeve hetimore në dinamikë, është ushtruar kontroll në automjetin Mercedez Benz me targë “AB 790 IK”, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 62 pako me peshë prej 41 kilogram e 695 gramë, lëndë narkotike e llojit “heroine”, si dhe është arrestuar në flagrancë i dyshuari Armando Papa dhe kanë vijuar hetimet për pjesëtaret e tjerë të grupit kriminal”, sqaron SPAK.
“Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal janë administruar të dhëna për faktin se nga pjesëtaret e këtij grupi kriminal, me datë 14 Gusht 2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit “cannabis sativa’’ nga vendi i quajtur Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike do të shkëmbehej në det me lëndë narkotike të llojit “kokainë” e cila do të transportohej me një mjet tjetër lundrues i cili drejtohej nga shtetas të huaj. Lënda narkotike më pas do të trafikohej nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal”, vijon njoftimi.
“Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga policia gjyqësore u konstatua se ne dalje nga “Laguna e Patokut’’, Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues “velierë’’ e identifikuar me pas si veliera “NIULA” me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujërat territoriale Shqiptare, në afërsi të “Kepit të Rodonit”. Nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza (të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali) me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me policinë gjyqësore që po ndiqnin hetimet”, bëhet me dije në njoftim.
“Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikëqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e policisë gjyqësore. Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit Ukrainas K. P. dhe K. B., që ndodheshin në mjetin lundrues ‘’veliere’’, i kanë vënë flakën mjetit lundrues në të cilin ndodhej lënda narkotike dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga “Laguna e Patokut”, Kurbin, është larguar me shpejtësi duke u ndjekur nga forcat e policisë . Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë. Hetimet evidentojnë se ky mjet lundrues drejtohej nga i dyshuari B. B. Gjatë këqyrjes së kryer në vendin ku u konstatua mjeti lundrues ‘’Velierë’’, policia gjyqësore gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pako me lëndë narkotike të llojit “canabis sativa” të cilat nuk kanë arritur të digjen plotësisht”, bën të ditur Policia e Tiranës.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ka dyshime se personat nën hetim G. Ç., R. G., A. D. duke bashkëpunuar me A. I., A. M., N. Ç., B. B., K. P., K. B., A. P., D. M., me detyrë Shef i Komisariatit Kurbin dhe persona të tjerë të paidentifikuar akoma, në formën e një grupi të strukturuar kriminal kanë konsumuar elementët e veprave penale të ‘’Trafikimi i narkotikeve’’, ’’Pastrimi i produkteve te veprave penale’’, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, vijon njoftimi.
Gjithashtu SPAK njofton se, “pas të dhënave të administruara gjatë hetimit për pasuri të përfituara nga të ardhurat e aktivitetit kriminal, është regjistruar procedimi pasuror nr.14/2023 dhe në kuadër të këtij procedimi pasuror, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 09.10.2023 ka vendosur sekuestrimin e 11 pasurive. Hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë me qëllim evidentimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Manxhuka thotë se postimi i tij s’ka pasur nxitje të urrejtjes, Azemi e quan “aktakuzë nga inati”

Prokuroria kërkon masa për shoferin 47-vjeçar që goditi një grua në vendkalimin e këmbësorëve

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës