Është zhvilluar takimi i fundit ndërmjet ish-konkurrentëve të Big Brother VIP Albania 2.
Të njëjtit janë përballur sërish me njëri-tjetrin në Post Big Brother, ku kanë diskutuar gjërat brenda.
Ata kanë biseduar për çiftin Luiz-Kiara, nëse kanë besuar në dashurinë që krijuan brenda shtëpisë dhe se si e shohin.
Olta Gixhari e ka thënë në fillim se këta të dy nuk kanë kimi dhe e thekson sërish se Luizi nuk është për Kiarën.
“Vazhdoj të mendoj që ai nuk është për ty. Sepse nuk ke lifestyle, je djalë pa lifestyle. Po bëj shaka, ju uroj jetë të lumtur realisht”, u shpreh aktorja.
Çifti në anën tjetër kërkuan edhe arsyet se përse Olta ka një mendim të tillë.
Nëna e një djali e ka thënë disa herë në BBVA se Luizi është një tip i kundërt me atë të Kiarës për nga mënyra dhe stili i jetesës. /Telegrafi/