Aktorja e njohur, Olta Gixhari u rikthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Ajo u konsideruar si një prej protagonisteve kryesore të formatit dhe ‘rivalja’ kryesor e fituesit të BBVA 2, Luiz Ejlli.
Tani kur ka kaluar më shumë se një muaj që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania, Olta po vazhdon angazhimet profesionale dhe përkushtimin ndaj familjes së saj.
Por, aktorja po iu qëndron afër fansave edhe përmes postimit të imazheve të ndryshme në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, Gixhari postoi një fotografi teksa shihej në bregdet e veshur vetëm në të brendshme.
Olta dukej tërë shkëlqim dhe në formë mahnitëse ndërsa nuk i munguan komentet nga ana e fansave të saj.
Ndryshe, kujtojmë që tashmë është konfirmuar që Olta dhe Luizi do të jetë protagoniste në një film. /Telegrafi/