Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, po shijon muajt e fundit të shtatzënisë.

Bukuroshja, e cila është shtatzënë 30 javëshe, ka ndarë një imazh me ndjekësit në rrjete sociale.


Ajo duket në formë të mrekullueshme dhe kjo periudhë vetëm se e ka bërë edhe më të bukur.

"30 javëshe shtatzënë", u shpreh Gixhari.

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Olta është kthyer në një figurë shumë të komentuar për shkak të bujës që bëri në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte njëra nga personazhet që u përfol në masë të madhe duke lënë gjurmë të madhe në atë format. /Telegrafi/