Oklahoma ndal San Antonion falë triple doubles historik të Westbrook (Video)

Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj San Antonio Spurs me rezultat 102-92, falë një paraqitje fantastike të Russell Westbrook.
Më i miri ishte pa dyshim Westbrook i cili realizoi 23 pikë, 13 kërcime dhe 13 asistime në fitoren e madhe të OKC, teksa atë e ndihmoi edhe Victor Oladipo me 20 pikë, katër kërcime dhe 3 asistime.
Te San Antonio Leonard ishte më i miri duke realizuar 19 pikë, 2 kërcime, 2 asistime dhe 1 top të vjedhur, pasuar nga Aldridge me 17 pikë, por këto ishin të pamjaftueshme që Spurs të fitojnë në këtë takim.
Nga ndeshjet tjera, Portland mposhti Philadelphian pas vazhdimeve 114-108, La Lakers mposhti Phoenix Suns me rezultat 122-110, kurse Cavs u mposhtën te Detroit me rezultat 106-101. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































