LAJMI I FUNDIT:

OKB ngre shqetësime për gjuhën e urrejtjes në Bosnje dhe Serbi: Po lartësohen kriminelët dhe mizoritë e tyre

OKB ngre shqetësime për gjuhën e urrejtjes në Bosnje dhe Serbi: Po lartësohen kriminelët dhe mizoritë e tyre

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për incidentet e fundit, gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes së dhunës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, si dhe frikën se aktet nxitëse do të përshkallëzohen përpara zgjedhjeve të këtij viti.

Serbët e Bosnjës festuan ditën e tyre kombëtare të dielën, duke shënuar krijimin e Republika Serbe (RS) – entiteti serb i Bosnjës që u shpall tre dekada më parë.

Serbët e Bosnjës zhvillojnë festë nacionaliste pavarësisht ndalimit dhe sanksioneve
Lexo po ashtu Serbët e Bosnjës zhvillojnë festë nacionaliste pavarësisht ndalimit dhe sanksioneve

Ishte një nga ngjarjet që shihet se e solli luftën në Bosnjë në vitet ’90-ta, në të cilën u vranë afërsisht 100 mijë njerëz dhe dy milionë të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, raporton aljazeera.


Në një deklaratë të premten, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se OKB-ja ishte “thellësisht e shqetësuar” nga incidentet që panë se si “individët lavdëronin krimet e mizoritë dhe kriminelët e dënuar të luftës, dhe synonimet e disa komuniteteve me gjuhë urrejtjeje dhe, në disa raste, nxitjen e drejtpërdrejtë të dhunës”, transmeton Telegrafi.

Liz Throssell tha se njerëzit kishin brohoritur emrin e kriminelit të luftës të dënuar Ratko Mlladiq gjatë ndezjes së pishtarëve, kënduan këngë nacionaliste që bënin thirrje për marrjen e lokacioneve në ish-Jugosllavi dhe në një incident, ku personat qëlluan në ajër jashtë një xhamie.

Mediat lokale dhe shoqatat e viktimave theksuan se në Foça disa qindra njerëz morën pjesë në një shfaqje fishekzjarrësh të organizuar nga mbështetësit e klubit të futbollit Crvena Zvezda, në të cilën u zbulua një portret i madh i Mlladiqit në një ndërtesë, transmeton Telegrafi.

Ish-gjenerali serb i Bosnjës u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte në Bosnje, veçanërisht për masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Publikohet videoja skandaloze në Serbi: Policët festuan me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit
Lexo po ashtu Publikohet videoja skandaloze në Serbi: Policët festuan me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit

Serbia dhe Bosnja do të mbajnë zgjedhje përkatësisht në muajin prill dhe tetor, dhe Throssell paralajmëroi se “retorika e vazhdueshme nxitëse, nacionaliste” rrezikonte të përkeqësonte një mjedis politik “jashtëzakonisht të tensionuar” në vitin 2022.

“Këto incidente – disa në vende ku u panë krime mizore në shkallë të gjerë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si Prijedor dhe Foca – janë një fyerje për të mbijetuarit, përfshirë ata që u kthyen në shtëpitë e tyre pas konfliktit”, thuhej në deklaratën e saj.

“Dështimi për të parandaluar dhe sanksionuar akte të tilla, të cilat nxisin një klimë ankthi ekstrem, frike dhe pasigurie në disa komunitete, është një pengesë e madhe për ndërtimin e besimit dhe pajtimin”, tha ajo.

Komentet e Throssell erdhën ndërsa Bosnja po përballet me krizën e saj më të rëndë politike që nga vitet ’90-ta, pasi serbët e Bosnjës bllokuan punën e qeverisë qendrore dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik kërcënoi të tërhiqej nga institucionet shtetërore, duke përfshirë ushtrinë, gjyqësorin dhe sistemin e taksave.

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e 1995 e ndërmjetësuar nga SHBA-ja i dha fund tre vjet e gjysmë lufte në Bosnje. Marrëveshja themeloi gjithashtu Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet të përbërë nga dy entitete: një federatë e dominuar nga boshnjako-kroatët dhe një Republika Serbe e drejtuar nga serbët.

Vuçiq kundër sanksioneve amerikane ndaj Milorad Dodikut
Lexo po ashtu Vuçiq kundër sanksioneve amerikane ndaj Milorad Dodikut

Dodik është anëtar serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ai ka kërcënuar me shkëputjen e Republikës Serbe për 15 vjet.

Komentet e tij të fundit nxitën sanksione të reja në fillim të këtij muaji nga Shtetet e Bashkuara, të cilat akuzuan Dodik për korrupsion dhe kërcënim të stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës.

Dodik hodhi poshtë masat, duke thënë se sanksionet u “lobuan nga disa zyrtarë amerikanë që nuk ndajnë vizionin e Bosnje-Hercegovinës që kam unë dhe që u nënshkrua në 1995”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori