LAJMI I FUNDIT:

OKB-ja i kërkon Rusisë të paguajë kompensim Kievit për luftën në Ukrainë

OKB-ja i kërkon Rusisë të paguajë kompensim Kievit për luftën në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj në Ukrainë, duke miratuar një rezolutë ku thuhet se Rusia i detyrohet Ukrainës dëmshpërblim.

Rezoluta, e votuar pro nga 94 nga 193 shtetet anëtare të asamblesë, tha se Rusia, e cila nisi pushtimin e Ukrainës fqinje në shkurt, “duhet të mbajë pasojat ligjore të akteve të saj të paligjshme ndërkombëtarisht, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin”, transmeton Telegrafi.

Rezoluta, e cila nuk është detyruese, por ka peshë politike, propozon që shtetet anëtare, në bashkëpunim me Ukrainën, të krijojnë një regjistër ndërkombëtar për të mbledhur prova dhe pretendime kundër Rusisë.


Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kislicja, i tha Asamblesë së Përgjithshme përpara votimit, se Rusia sulmoi gjithçka, nga fabrikat deri te ndërtesat e banimit dhe spitalet.

“Ukraina do të ketë detyrën e frikshme për të rindërtuar vendin dhe për t’u rikuperuar nga kjo luftë, por ajo rimëkëmbje nuk do të jetë kurrë e plotë pa një ndjenjë drejtësie për viktimat e luftës. Është koha për të kërkuar llogari nga Rusia”, shtoi Kislicja.

Ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzja, para votimit tha se dispozitat e rezolutës janë ligjërisht të pavlefshme, duke kërkuar të votohet kundër saj.

Katërmbëdhjetë vende votuan kundër rezolutës të hënën, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, dhe 73 vende abstenuan, përfshirë Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut. Jo të gjitha vendet votuan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori