Ohri po mbytet në ajër të ndotur, i cili sipas stacioneve matëse të Ministrisë së Mjedisit, kulmi i ndotjes këto ditë ka qenë më 1 dhe 2 janar, kur në periudha të caktuara të natës përqendrimi i grimcave ka arritur vlerën prej 245 dhe 225 për metër/kub. Nëse dikur konsiderohej qendër e ajrit të pastër, sot ka të njëjtin fat si Tetova, Shkupi, Manastiri e qytetet e tjera. Sipas ekspertëve, një nga arsyet kryesore të ndotjes së ajrit në Ohër dhe Strugë është urbanizimi masiv, ku në të dy qytetet ndërtohen blloqe të tëra banimi, prandaj nuk është i mundur depërtimi i ajrit të pastër nga liqeni.
“Ata që janë pak më të rritur, kujtojnë se kjo ka ndodhur shumë më herët, sidomos pas fillimit të ndërtimit pa plan të ndërtesave të larta. Ato ndërtesa, ato ndërtime që janë projektuar, që janë ndërtuar në rreshtat e parë, pra më afër bregut të liqenit, pengojnë depërtimin e ajrit që vinte dikur nga liqeni në qytet”, deklaroi Trajçe Taleski- aktivist civil.
“Në qytet dhe rrethinë nuhatet smogu, ndjehet erë e pakëndshme. Sigurisht, kjo është një nga arsyet. Aktivistët tregojnë se e kemi arritur Shkupin, i kemi ndalur erërat që depërtonin, nuk ndihet më ajri, dhe kjo është ndoshta një nga arsyet”, tha Borçe Stojanoski- shoqata ekologjike “Grashnica”.
Përveç ngrohjes me materiale të ndryshme joekologjike, deponia e Bukovës, e cila është vetëm disa kilometra larg qytetit, ka ndikim të madhe në ndotjen e qytetit. Tym i zi vërehet çdo natë nga numri i madh i oxhaqeve të shtëpive të banorëve të Ohrit.
“Nuk kam besuar se do të shoh ndonjëherë që Ohri të jetë më i ndotur se Shkupi, por ja po ndodh. Disa pjesë që mendonim se ishin të pastra dhe të mbrojtura përballen me ndotjen e ajrit, e cila është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Më vonë do të shohim se çfarë do të thotë kjo ndotje për brezat e ardhshëm”, tha Ana Ugrinska- eksperte.
Mjekët thonë se deri para disa viteve, nga 90, vetëm 10 persona janë diagnostikuar me probleme në rrugët e frymëmarrjes, tani ky numër ka shkuar në 80. Kryetari i Ohrit, Kirill Pecakov, thotë se masat që janë marrë vite më parë për subvencionimin e mënyrës së ngrohjes dhe transportit, nuk kanë dhënë rezultate të mjaftueshme. Zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve është gazifikimi i të gjitha qyteteve. Ai beson se lëkundjet e çmimeve, që kanë ndjerë qytetarët dhe bizneset në lidhje me energjinë elektrike, nuk i kanë nxitur njerëzit të zëvendësojnë metodën e ngrohjes. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës