Shumë prej figurave të njohura ndërkombëtare janë fiksuar në çantat e firmës ‘Hermes Birkin’, vlera e të cilave arrin mijëra dollarë.

Cardi B është rep-artistja që gjatë ditës së djeshme (e hënë) është parë duke bërë blerje, të cilat duket se i kanë kushtuar mjaft shumë, shkruan Daily Mail.


Në një postim në rrjetin social Instagram, ish-bashkëshorti i saj, Offset ka ndarë një imazh ku Cardi shihet me pesë çanta.

34880506 8882665 image a 144 1603765251813

Ai po ashtu ka publikuar edhe faturën e shpenzimeve, që gjithsej kanë kushtuar 128.662 dollarë.

Dhurata të tilla reperi i njohur i ka bërë edhe vajzës dy vjeçare, Kulture, së cilës I bleu aksesorin e të njëjtës firmë.

34886412 8882665 image a 48 1603775639832

Sidoqoftë kësaj, krijuesja e hiti “WAP” ka një sërë çantash të këtij lloji, të cilat I ka ndarë edhe me ndjekësit e saj. /Telegrafi/

34880502 8882665 image a 134 1603764878699