Kampionët e Italisë, Juventus kanë mbetur pa mbrojtësin Leonardo Bonucci.
‘Zonja e Vjetër’ kërkon ta zëvendësojë italianin me një mbrojtës cilësorë dhe tani kanë gjetur zëvendësimin e tij.
Uruguaiani i Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez është bërë objektivi kryesor i Juventusit në afatin kalimtar të verës.
Sipas medieve italiane dhe atyre spanjolle, Juventus tanimë ka bërë edhe ofertë në drejtim të Atletico Madrid.
Finalistët e Ligës së Kampionëve, kanë ofruar 25 milionë euro për transferimin e Gimenezit në Torino.
Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga skuadra spanjolle rreth ofertës së Juventusit.
22-vjeçari ka kontratë me ‘Los Colchoneros’, deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka pranuar rinovimin. /Telegrafi/