LAJMI I FUNDIT:

Oferta e Mainzit dhe kërkesa e Fenerbaces për Mërgim Berisha

Oferta e Mainzit dhe kërkesa e Fenerbaces për Mërgim Berisha

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha pritet të transferohet nga Fenerbahce te Mainzi gjatë afatit kalimtar veror.

Mërgim Berisha nuk ka arritur të gjej veten nën urdhrat e trajnerit Jorge Jesus dhe iu dha mesazhi se “mund të gjesh një klub të ri”.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili u diskreditua plotësisht pas transferimit të Joshua King, shkoi në vendin e tij Gjermani për të zhvilluar negociatat e transferimit.


Mërgim Berisha drejt rikthimit në Gjermani, Mainz kontakton Fenerbahcen për sulmuesin nga Kosova
Lexo po ashtu Mërgim Berisha drejt rikthimit në Gjermani, Mainz kontakton Fenerbahcen për sulmuesin nga Kosova

Berisha do të ulet në tavolinë me klubin nga Bundesliga, Mainzin, i cili prej pak kohësh është kërkues i shërbimeve të tij.

Sipas mediumit turk Fantatik, Manzi është gati të paguajë katër milionë euro për ish-reprezentuesin e ekipeve të moshave të Gjermanisë.

Megjithatë, Fenerbahce kërkon të shesë Berishën për të njëjtën shumë, për pesë milionë euro që pagoi sezonin e kaluar.

Ndryshe, sulmuesi luajti gjithsej 33 ndeshje gjatë sezonit të kaluar te Fenerbahce, ku shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime. /Telegrafi/