OEMVP nuk mbështet dekretligjin e Qeverisë për pajisjet mbrojtëse shëndetësore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në një deklaratë sqarojnë se synimet e saja i ka të drejtuara në mbajtjen e një niveli të lartë të bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe vlerëson lartë partneritetin e krijuar.
“OEMVP përshëndet punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të të gjitha institucioneve tjera të angazhuara në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ne vlerësojmë se sjellja e dekretligjit për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë me qëllim të ndalimit të shpërndarjes dhe zhdukjes së sëmundjes ngjitëse të shkaktuara nga koronavirusi COVID-19 dhe mbrojtje të popullatës në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme edhe pse në parim synon mbrojtjen e shëndetit publik, është i papranueshëm për komunitetin e biznesit për disa arsye: Obligimi sipas nenit 3 të dekretligjit që kompanitë të kujdesen për sjelljen e qytetarëve në aspekt të mbajtjes së maskave mbrojtëse, është ngarkesë shtesë që asnjë biznes nuk mundet ta bartë, e me ç’rast rrezikohen të gjithë bizneset e më së shumti ato mikro dhe të vogla, të cilat janë edhe më shumë të rrezikuara në kohën e pandemisë. Mbi sjelljen dhe disiplinën e njerëzve duhet të merren organet përkatëse të rendit e jo bizneset, përkatësisht pronarët apo drejtorët e tyre.
Dekretligji në fjalë parasheh gjobë në vlerë prej 2.000 euro për subjektet juridike dhe gjobë në vlerë prej 500 euro për përgjegjësin e hapësirës afariste në rast se të njëjtin veprojnë në kundërshtim me dispozitat e nenit 3, pra lejojnë që në hapësirat e tyre afariste të hyjë një konsumator pa pajisje mbrojtëse. Ky problem është i dyfishtë për shkak se kthen praktikën e mëparshme të dënimit të kompanive, që kjo Qeveri e ka marr si obligim që të ndërpres dhe të mos i përsërit ato praktika. Dhe e dyta, sektorët e vetëm të cilët janë likuid në këtë periudhë të krizës globale janë më të ekspozuar ndaj dënimeve të mundshme nga zyrtarë të ndryshëm të cilët mundet edhe potencialisht të keqpërdorin detyrën zyrtare”, deklarojnë nga OEMVP-së.
Nga atje shtojnë se po ashtu bëjmë thirrje që në përputhje me nenin 4 të dekretligjit obligimi për mbikëqyrje të zbatimit të dispozitave të këtij akti të bjerë në përgjegjësi të Ministrisë së punëve të brendshme e jo në barë të kompanive në mënyrë që të minimizohet mundësia e dënimit të kompanive të cilat janë burimi i vetëm i të hyrave të këtij shteti në këtë periudhë krize. OEMVP gjithmonë do përkrahë iniciativat për rritjen e nivelit të sigurisë si dhe për rritjen e nivelit të përgjegjësisë kolektive shoqërore, mirëpo duhet pasur kujdes që kjo mos të bëhet në kurriz apo në dëm subjekteve ekonomike, më së paku në këtë periudhë kur pak sektorë ekonomik janë rentabil dhe likuid./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë