Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK), ka hapur zyrën për Projekte dhe Zhvillim Strategjik si përgatitje për konferencën e Londrës që organizohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH), që do të mbahet më 26 shkurt, ku do të prezantohen edhe projekte nga sektori privat.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, i ka ftuar bizneset që kanë projekte të aplikojnë në këtë zyre që gjendet në ambientet e OEK-ut.
Sipas tij, zyra për Projekte dhe Zhvillim Strategjik do të jetë permanente me qellim te grumbullimit te projekteve, qoftë në aspektin sektorial apo rajonal me qëllim të promovimit dhe hulumtimit për gjetje të donatorëve ose partnerëve për realizim dhe implementim.
“Besoj që nga sot po fillon një kapitull i ri i mbështetjes së sektorit privat sepse gjetja e mundësive për ti financuar projektet ka qenë një pikë mjaft sfiduese . Dhe dua që të besoj që nga tani do të ketë mundësi për të realizuar . Prandaj i ftojmë bizneset , i ftojmë të rinjtë që kanë kreativitet dhe kanë projekte me një arsyeshmëri , ose fizibilitet Oda Ekonomike i mirëpret dhe jemi në dispozicion të tyre.”, tha Gërxhaliu.
Ai, ka thënë se zyra është hap në bashkëpunim me kabinetin e zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Oda Ekonomike në bashkëpunim më kabinetin e kryeministrit Haradinaj që nga sot e zyrtarizojmë hapjen e zyrës e cila ka të bëjë me grumbullimin e projekteve dhe zhvillim strategjik. Është një adresë ku komuniteti i biznesit mund të aplikoj .Mund ti sjell projektet të cilat kanë një arsyeshmëri, fizibilitet . Në këtë drejtim qëndrimi është që në rend të parë të promovohen këto projekte nga ana e institucioneve vendore në konferencën e BERZH-it në Londër . Po në të njëjtën kohë ta kemi një data bazë të projekteve që janë varësisht nga konferencat, varësisht nga misionet tregtare, aktivitetet për promovim të investimeve ti kemi të gatshme ti promovojmë”, tha Gërxhaliu.
Sipas tij, nuk mund të kemi integrim në Bashkimin Evropian pa integrim ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës