Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me shqetësim është duke i përcjell ngjarjet e fundit në kompaninë “Ekohigjiena” në Gjilan dhe vlerëson se ato mund ti sjellin dëme të pa riparueshëm investimeve të huaja direkte në vendin.
“Për Odën janë të pa pranueshme sjelljet e disa nga anëtarët e ekipit të aksionarit në “Ekohigjiena” në Gjilan dhe presionet të cilat janë duke u bërë ndaj investitorit të huaj, deri te sulmet fizike, i cili ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e kësaj kompanie”, ka thënë kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.
Komuna e Gjilanit dhe institucionet relevante të vendit duhet urgjentisht të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur investitorit e huaj dhe drejtorin aktual të kompanisë nga sulmet fizike kundër tyre, të cilat para se gjithash i sjellin dëme komunës së Gjilanit por edhe imazhit të Kosovës, konsiderojnë në OEK.
Oda si asociacioni më i madhe i komunitetit të biznesit në Kosovë vlerëson se rastet e tilla kanë ndikimi direkt në vjeljen e investimeve të huaja dhe paraqesin pengesë të madhe dhe janë rast i shëmtuar dhe i pa pranueshëm ndaj atyre që kanë vendosur të investojnë në vend.
Kjo është edhe më e rëndë kur kihet parasysh kontributi i madhe dhe i çmueshëm i Austrisë në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës si para luftës së fundit ashtu edhe pas saj.
Austria ishte dhe ka mbetur vendi i cili i pari i ka njohur diplomat shkollore të Kosovës para lufte, ka pranuar edhe sot pranon student së studimet themelore dhe postuniversitare, ka përkrahur pa rezervë zhvillimin e Universitetit të Prishtinës, e ka njohur ndër shtetet e para pavarësinë e Kosovës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetësisë së vendit tonë dhe ka krijuar raporte partneriteti me ekonominë dhe komunitetin e biznesit në Kosovë.
Oda vlerëson se sjelljet e tilla dashur a pa dashur paraqesin tendencë për prishjen e raporteve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Austrisë për interesa të ngushta të individëve apo grupeve të caktuara në Gjilan dhe kudo ku ka sjellje të tilla ndaj investitorëve të huaj.
Oda kërkon nga institucionet e vendit, si apo komunale ashtu edhe ato qendrore që të merren seriozisht me këto çështje, të sigurojnë respektimin e ligjit dhe ligjshmërisë dhe që të ndërmarrin masa ligjore ndaj atyre që sillen në këtë mënyrë dhe i shkaktojnë dëme të mëdha Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit