Numri Unik Identifikues (NUI) i vendosur nga ARBK si dhe procedurat që bizneset janë të obliguara të ndjekin për pajisjen me këtë numër, ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), zëvendësministrit të Financave, Hyzer Gashi me drejtoreshën e ARBK-së, Nexhmije Selimi.
Mirjeta Shala nga OAK tha se bizneset anëtare kanë paraqitur kërkesë të informohen në detaje lidhur me këtë numër.
“Ndër çështjet me interes për bizneset është të informohen nëse bartja e NUI do të bëhet automatikisht në ATK dhe Dogana e Kosovës, apo kjo procedurë duhet të realizohet nga ana e biznesit”, tha Shala.
Zëvendësministri Gashi kërkoi të informohet në detaje lidhur me interesimin e bizneseve për pajisje me Numrin Unik Identifikues dhe procedurën të cilën duhet ndjekur për të.
Selimi shprehu që NUI është bërë me qëllim të krijimit të lehtësira për bizneset, pasi që do të bëhet një numër i vetëm përmes së cilit kanë filluar të njihen bizneset në çdo institucion publik.
“Ndër të tjera, kjo lehtëson procedurën e regjistrimit të biznesit apo edhe të ndryshimit të të dhënave, pasi që tani ajo mund të bëhet në kohën që është më e përshtatshme për biznesin dhe përmes internetit”, tha Selimi.
Ajo shtoi që nga funksionalizmi i numrit me 11 shkurt 2019, aplikimet brenda ditës po kalojnë 250 biznese, të cilat mund të aplikojnë online apo personalisht në zyrat e ARBK-së dhe kalimi i të dhënave tek institucionet tjera (ATK dhe Dogana) bëhet në mënyrë automatike.
Në fund të këtij takimi, Gashi propozoi të realizohet një punëtori e përbashkët ndërmjet ARBK-së, ATK-së dhe odave, në mënyrë që të arrihet harmonizimi i punëve dhe bizneset të informohen në detaje në lidhje me të gjitha procedurat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit