Marrëveshja për normalizimin ekonomik e nënshkruar në Uashington nga Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, do të hapë mundësi të reja për zhvillim ekonomik për të dyja shtetet ashtu si edhe për tërë Ballkanin Perëndimor, duke përmirësuar shkëmbimin reciprok ekonomik, siguruar burime të reja të financimit, si dhe duke përdorur në mënyrë më efikase asetet e përbashkëta natyrore.
“Vetë marrëveshja do të ketë si rezultat përshpejtimin e rritjes ekonomike përmes nxitjes së investimeve të brendshme e tërheqjes së investimeve të jashtme, si dhe krijimin e vendeve aq shumë të nevojshme të punës”, thuhet në kumtesën e OEAK-së.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson se hapja e mundësive për përfitime financiare nga Korporata Ndërkombëtare Financiare Zhvillimore e Shteteve të Bashkuara (DFC) si dhe Banka EXIM do të mundësojnë zhvillimin e infrastrukturës transportuese, përfshirë ndërtimin e autostradës së paqes dhe lidhjeve hekurudhore të cilat do të shtrihen deri në portet detare të detit Adriatik. Sipas tyre, kjo do t’i mundësonte Kosovës të vjelë përfitime të mëdha ekonomike nga pozita e saj qendrore gjeografike në rajonin e Ballkanit, si një pikë e rëndësishme lidhjeje ndërmjet shteteve të këtij rajoni dhe më gjerë.
“Përkrahja financiare nga institucionet e sipërcekura është po aq e rëndësishme edhe për lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat do të kenë një burim të ri të financimit për rritjen dhe zhvillimin e tyre”, vijon OEAK.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e vlerëson si të arritur të jashtëzakonshme vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke e vënë në dimension të ri bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, si në fushën ekonomike e të avancimit teknologjik, ashtu edhe atë të shkëmbimit akademik e kulturor.
“Përmes vendosjes së transportit hekurudhor me Serbinë, Kosova do të lidhet në rrjetin ndërkombëtar hekurudhor, ndërsa ndërmarrjeve nga Kosova do t’u ofrohet metodë më efikase e transportimit të mallrave, duke rritur edhe përparësitë konkurruese të tyre, e sidomos për industrinë prodhuese”, vijon kumtesa.
Oda Amerikane beson fuqishëm se përmirësimi i infrastrukturës rrugore e hekurudhore do të ketë rol kyç në promovimin e lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ndërsa njohja reciproke e dokumentacionit akademik dhe edukimit profesional do të mundësojë mes tjerash edhe zbatimin e lirisë së ofrimit të shërbimeve duke garantuar lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve brenda shteteve të Ballkanit në kuadër të marrëveshjes për zonën “mini-Schengen”. Heqja e barrierave ndërmjet shteteve do t’u mundësojë ndërmarrjeve prodhuese dhe tregtare nga Kosova të zgjerojnë praninë e tyre në mënyrë të papenguar në tërë zonën.
Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se përmbushjes së synimeve të marrëveshjes së sipërcekur do t’i ndihmojë pashmangshëm edhe operacionalizimi i vendkalimit të përbashkët kufitar në Merdare, i cili do të përshpejtonte procedurat e kalimit kufitar për njerëzit dhe mallrat duke shmangur pritjet e gjata dhe procedurat burokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë